Bllokohen mbi 18 tonësh fileto pule, mishi me salmonelë erdhi nga Brazili në vendin tonë!

Aktualitet

Bllokohen mbi 18 tonësh fileto pule, mishi me salmonelë erdhi nga

Një sasi e konsiderueshme fileto pule e importuar nga Brazili, është bllokuar, pasi u konfirmua prania e salmonelës në mish.

Ngarkesa prej mbi 18 tonësh fileto pule është konstatuar në Portin e Durrësit nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Sasia ka hyrë në Shqipëri më 21 mars, ndërsa një pjesë e madhe e sasisë është hedhur në treg dhe konsumuar. AKU nuk tregon se kush është kompania që e ka hedhur në treg fileton me salmonelë duke mos dhënë asnjë transparencë për konsumatorin.

AKU thotë se ka ndërhyrë me strukturat përgjegjëse për gjurmimin, verifikimin dhe bllokimin e produktit në fjalë, megjithatë nuk dihet ngarkesa e hedhur në treg.

Çështja i ka kaluar për hetim e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme proceduriale, për sa i takon elementëve të veprës penale për mosrespektim të kritereve të gjurmueshmërisë dhe dhënie të informacionit të pasaktë.

ME TE LEXUARAT