Kërcënimet ndaj politikanëve/Eksperti Karamuço: Berisha do vritej në zyrë! Kundërshton gazetari: Histori e fryrë!

Aktualitet

Kërcënimet ndaj politikanëve/Eksperti Karamuço: Berisha do

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço në “Top Story” bëri deklaratën e fortë, se rrezikun më të madh për t’u vrarë e ka pasur Sali Berisha.

Kjo deklaratë u kundërshtua nga gazetari Fedinand Dervishi, i cili tha se ‘historia është fryrë’. Ndërkohë Karamuço shtoi se kjo ngjarje nuk është zbardhur dhe se ka një arsye për këtë.

Pjesë nga debati në studio:

Karamuço: Rrezikun më të madh për t’u vrarë ka qenë Sali Berisha, e ka pasur në mars të 1997. Një grup i veshur me uniforma kanë sulmuar presidencën, njëri prej tyre ka vdekur. Nuk e di pse nuk u zbardh rasti. A ishin shqiptarë, të huaje, etj.

Dervishi: E di kush është personi që është vrarë, është një fryrje.

Karamuço: Unë jap versionin që di, të thënë dhe të lexuar. Unë e kam edhe nga bashkëpunëtorë të ngushtë që kanë vajtur një orë pas ngjarjes.

Dervishi: Mendon se nuk do e kishte thënë Sali Berisha këtë deri tani?

Karamuço: Është fryrë, nuk është fryrë, është tjetër gjë. Kjo ngjarje nuk është zbardhur dhe ka një arsye.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion