Katër persona i zunë pritë, sherri për faturën mund të zbardhë vrasjen e biznesmenit në Ksamil

Policia nuk ka ende asnjë pistë të qartë për vrasjen e ndodhur një natë më parë në Ksamil. Ndërkohë që personat e shoqëruar nuk e kanë ndihmuar grupin hetimor në zbardhjen e ngjarjes.
Pas marrjen në pyetje ata janë lënë të lirë nga policia. Janë zbardhur detaje të reja për vrasjen e Gramoz Memajt. Katër persona e kanë pritur para banesës, biznesmenin. Sipas policisë, vetëm njëri prej tyre ka qëlluar me armë tip pistoletë.
Gjithçka është zbuluar nga kamerat e sigurisë, megjithatë, pamjet nuk e kanë ndihmuar policinë për identifikimin e autorëve. Policia shoqëroi në komisariat disa persona, por pas marrjes në pyetje, ata u lanë të lirë.
Gramoz Memaj ishte pronar i një lokali në Ksamil dhe nuk ka precedent penal. Mësohet se ai ka pasur para disa ditësh një konflikt me disa persona, për një faturë në lokal. Memaj jetonte vetëm me nënën e tij dhe nuk ishte i martuar.


