Arrestohet 39-vjeçari i dënuar në Itali për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte drogë

Aktualitet

Arrestohet 39-vjeçari i dënuar në Itali për

Një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë së Shtetit. Fatjan Stafa, 39 vjeç, banues në fshatin Pjezë të Durrësit, është arrestuar në fshatin Hardhisht të Shijakut, si rezultat i një operacioni të mirëorganizuar nga strukturat e Forcës së Posaçme Operacionale në bashkëpunim me DVP Durrës.

Operacioni i koduar “Operacionalja 57” u finalizua pas hetimeve dhe ndjekjes së vazhdueshme të autoriteteve shqiptare, të cilat kishin marrë informacion nga Interpol Roma për vendndodhjen e të kërkuarit.

Sipas njoftimit zyrtar, Stafa ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Apelit e Firences e kishte dënuar me 7 vjet, 7 muaj e 12 ditë burgim për pjesëmarrje në një organizatë kriminale që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike.

Ndaj tij është lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar dhe tashmë pritet që të procedohet me ekstradimin drejt Italisë, ku do të vuajë dënimin e dhënë nga drejtësia italiane.

Policia e Shtetit thekson se operacionet për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar do të vijojnë me intensitet të lartë, në kuadër të bashkëpunimit me agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion