Trump njofton: Së shpejti qendra të reja shpërndarjeje ndihmash në Gaza

Bota

Trump njofton: Së shpejti qendra të reja shpërndarjeje ndihmash

Presidenti amerikan, Donald Trump, pritet të shpallë së shpejti detajet e një plani të ri për hapjen e qendrave të reja ushqimore në Gaza, ku njerëzit do të kenë akses pa kufizime. Lajmi u bë i ditur nga zëvendëszëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Anna Kelly, pas deklaratës së Trump gjatë një konference shtypi me kryeministrin britanik Keir Starmer.

Trump theksoi se aktualisht ushqimet janë të ndara pas gardheve që pengojnë qasjen e njerëzve dhe e quajti këtë situatë “çmenduri”. Ai shtoi se SHBA-të kanë dhuruar 60 milionë dollarë për këtë qëllim dhe se qendrat e reja do të hapen shumë shpejt.

Në lidhje me menaxhimin e këtyre qendrave, Trump tha se do të negociojnë me Izraelin, i cili deri tani ka shmangur përfshirjen direkte në shpërndarje, duke preferuar që ushtria izraelite të ruajë vetëm perimetrin.

Trump deklaroi gjithashtu se ka biseduar me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, i cili mbështet një shpërndarje të drejtë të ndihmave dhe dëshiron të parandalojë që Hamasi të përvetësojë ushqimet apo fondet.

I pyetur për planin e tij të muajit shkurt për largimin e palestinezëve nga Gaza, Trump tha se ideja është pritur ndryshe dhe se shumë palestinezë janë të gatshëm të largohen. Ai theksoi se do të vlerësojnë situatën para marrjes së vendimeve të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT