Jetonte i vetëm, 70-vjeçari gjendet i pajetë në banesën e tij në Lushnje

Aktualitet

Jetonte i vetëm, 70-vjeçari gjendet i pajetë në

Një ngjarje e rëndë është zbuluar këtë të shtunë në lagjen Loni Dhamo të qytetit të Lushnjes, ku një i moshuar është gjetur i pajetë në banesën e tij.


Viktima është identifikuar si Ali Korreshi, rreth 70 vjeç, i cili jetonte i vetëm. Mësohet se bashkëshortja dhe vajza e tij ndodhen jashtë shtetit, ndërsa ai banonte i vetëm në apartamentin e tij.

Alarmi u dha nga banorët e pallatit, të cilët njoftuan Policinë pasi nga banesa e të moshuarit kishte filluar të ndihej një erë e rëndë. Ata kishin gjithashtu disa ditë që nuk e kishin parë të dilte jashtë dhe dyshuan për më të keqen.

Shërbimet e Policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe po presin ekspertizën mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion