Jeta e biznesmenit që u ekzekutua me 7 plumba, 46-vjeçarit në Ksamil iu bë pritë pranë banesës

Aktualitet

Jeta e biznesmenit që u ekzekutua me 7 plumba, 46-vjeçarit në

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e biznesmenit 46-vjeçar në Ksamil gjatë mbrëmjes së kaluar.

Gramoz Mema u ekzekutua me armë zjarri pistoletë dhe në vendngjarje u gjetën 7 gëzhoja. Mema ishte pronari i një lokali në Ksamil, ku jetonte vetëm gjatë sezonit të verës, pasi pjesën tjetër të kohës punonte dhe jetonte në Greqi.

Autorët dyshohet se i kanë bërë pritë në afërsi të banesës dhe janë larguar me një automjet. Mema, me origjinë nga Tepelena ka qenë emigrant në Angli deri para 10 vitesh. Ai ishte djalë i vetëm dhe jetonte vetëm me nënën e tij. Ndërkohë mësohet se i ndjeri kishte dhe një banesë në Tiranë, ku thuhej se jetonte dhe aty një pjesë të kohës.

Nga policia janë  shoqëruar disa për tu marrë ne pyetje, vazhdon puna e grupit hetimor për sekuestrimin e pamjeve filmike. Ndërkaq, policia po punon për kapjen e autorit/ve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion