Jepet alarm në Shqipëri: Sot dhe nesër pritet nivel i lartë rreziku për zjarre në këto qarqe

Aktualitet

Jepet alarm në Shqipëri: Sot dhe nesër pritet nivel i lartë

Instituti i Gjeoshkencës informoi se sot e nesër pritet nivel rreziku i lartë për zjarre në qarqet Lezhë, Durrës dhe Fier, ndërsa në qarqet Shkodër, Tiranë, Berat dhe Vlorë pritet nivel rreziku i moderuar.

Sipas IGJEO në qarqet Kukës, Dibër, Elbasan, Korçë dhe Gjirokastër pritet nivel rreziku i ulët, ndërsa nё disa qarqe pritet nivel rreziku lokalisht i lartë konkretisht: qarku Shkodër, qarku Tiranë, qarku Berat dhe qarku Vlorë.

Por, IGJEO thekson se rreziku më i lartë pritet ditën e nesërme.

Sot pasdite dhe nesër nuk priten reshje, ndërsa temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet: 21 / 31 °C, në vendet e ulëta: 19 / 34 °C, në vendet malore: 13 / 27 °C.

Ndërsa era sot dhe nesër era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, për momente në zonat malore dhe bregdet deri e fortë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion