Ish-boksieri ftesë Trump: Eja dhe qëndro një javë në shtëpinë time! Do e kuptosh se ç’po ndodh në Ukrainë

Bota

Ish-boksieri ftesë Trump: Eja dhe qëndro një javë në

Ish-kampioni i padiskutueshëm botëror në boks, Oleksandr Usyk, i ka bërë një ftesë të drejtpërdrejtë ish-presidentit amerikan Donald Trump për të kaluar një javë në Ukrainë, në mënyrë që të kuptojë nga afër realitetin e luftës me Rusinë.

Në një deklaratë të bërë publike, Usyk tha se i ofron Trumpit shtëpinë e tij, rojet e sigurisë dhe mbrojtje të plotë gjatë qëndrimit në vendin e tij, për të parë nga afër pasojat e agresionit rus ndaj popullit ukrainas.

“I ofroj atij shtëpinë time. Le të vijë në Ukrainë. Do t’i jap shtëpinë time dhe rojet e mia të sigurisë. Do të siguroj sigurinë e tij të plotë. Le të jetojë në shtëpinë time për një javë dhe të shohë se si fluturojnë raketat mbi të dhe si jetojnë njerëzit në Ukrainë,” tha Usyk.

Boksieri ukrainas theksoi se Trump duhet të shohë realitetin e ashpër të luftës përtej retorikës politike.

“Dhe kur të vijë fshehurazi, le të jetojë diku në lagjet e Kievit, Obolon ose Troyeshchyna, ku po bombardohen shtëpi dhe ndërtesa banimi. Atëherë ai do të kuptojë se çfarë po ndodh,” shtoi ai.

Kampioni ukrainas, i cili së fundmi ka triumfuar ndaj Tyson Fury-t duke u bërë kampioni i parë i padiskutueshëm në peshat e rënda që nga viti 1999, ka qenë gjithmonë një zë i fortë në mbrojtje të vendit të tij.

ME TE LEXUARAT