Ilir Meta u tërhoq zvarrë ? Avokati i Popullit nis hetimin administrativ për arrestimin e ish-presidentit

Aktualitet

Ilir Meta u tërhoq zvarrë ? Avokati i Popullit nis hetimin

Institucioni i Avokatit të Popullit ka nisur hetim administrativ  për rastin e arrestimit të ish-presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Metaj.

Në fokus të këtij hetimi administrative janë veprimet e Policisë së Shtetit, mbi mënyrën se si është ekzekutuar vendimi i gjykatës së posacme, që kishte vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për Ilir Metaj.

Hetimi ka nisur kryesisht nga inspektorët e Avokatit të Popullit (AP) pa pritur të marin një ankesë zyrtare nga Ilir Metaj apo nga avokatët e tij mbrojtës.

Rasti po hetohet nga tre inspektorë të AP-së të cilët kanë shkarkuar videon që tregon momentin e arrestimit të Metës nga efektivët e operacionales dhe RENEA-s.

Ndërkohë pritet që këtë javë avokati mbrojtës i ish-presidentit Meta, z.Genc Gjokutaj, pritet të depozitojë një kallëzim penal ndaj të gjithë punonjësve të policisë që morën pjesë në aksionin për arrestimin e Metës.

Kallëzimi pritet të ndiqet nga Agjensia e Mbikqyrjes Policore dhe prokuroria e Tiranës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion