IKMT vijon aksionin në jug, shembet një tjetër objekt pa leje në afërsi të Jonufrës

Aktualitet

IKMT vijon aksionin në jug, shembet një tjetër objekt pa leje

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka vijuar sot aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në jug të vendit.

Fadromat prishën një tjetër objekt, që shërbente si njësi akomodimi dhe ishte skualifikuar më herët nga Drejtoria e Legalizimeve. Ky është objekti i dytë që prishet pas vendimeve për skualifikim nga procesi i legalizimit.

Sipas IKMT, shumë ndërtime në zonë janë ngritur pa leje dhe kishin shpresuar të përfitonin përmes legalizimeve, por tani janë të destinuara për t’u shembur.

Aksioni pritet të vazhdojë përgjatë vijës bregdetare, ku janë evidentuar edhe objekte të tjera të paligjshme që do të trajtohen sipas ligjit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion