Hetimet për Veliajn/ Vëllai i kryebashkiakut paraqitet sërish në SPAK
Lajmifundit
/
22 Gusht 2025, 11:09
Aktualitet

Arbër Veliaj, vëllai i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur sërish këtë të premte në SPAK. Ai qëndroi vetëm pak minuta, duke hyrë me një dokument në dorë.
Një ditë më parë, Arbër Veliaj është marrë në pyetje për rreth 4 orë nga prokuroria e posaçme, në cilësinë e personit që ka dijeni mbi hetimet ndaj kryebashkiakut Veliaj dhe bashkëshortes së tij, Xoxa.
Ai deklaroi për mediat se paraqitja e tij ishte vullnetare dhe kishte për qëllim të bashkëpunonte për sqarimin e hetimeve.


