I vendosi tritol një banesë, policia arreston 42-vjeçarin në Orikum

Aktualitet

I vendosi tritol një banesë, policia arreston 42-vjeçarin

Arrestohet autori i dyshuar për ngjarjen e ndodhur më 12 prill, ku iu vendos tritol një banese. Ngjarja ndodhi në lagjen “Xhenio” në Orikum.

Sipas policisë, shpërthimi ndodhi në banesën e shtetasit me inicialet A. TH. dhe si pasojë u dëmtua vetëm dera e banesës.

Të njëjtat burime thanë se autori i dyshuar për ngjarjen është shtetasi me inicialet R. K., 42 vjeç, banues në Orikum, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion