I sillnin cash/ Trafikuan tonelata drogë në Europë, ja si pastronte grupi kriminal paratë në Shqipëri!

Aktualitet

I sillnin cash/ Trafikuan tonelata drogë në Europë, ja si

Grupi kriminal i Salvador Aliut ka trafikuar të paktën 50 tonë kokainë në vendet e Europës dhe paratë e përfituara nga aktiviteti kriminal i pastronte në Shqipëri përmes anëtarëve të tjerë të grupit dhe kompanive të ndërtimit. Një prej tyre, Aliu Road Hous, e Isa Aliut, njeri i afërt i kreut të grupit që e ndihmonte 50-vjeçarin nga Elbasanit të pastronte paratë. Isa Aliu rezulton po ashtu në kërkim.

Nga hetimet e SPAK është provuar se një pjesë e konsiderueshme e të ardhurave të përfituara nga trafiku ndërkombëtar i kokainës janë transferuar në Shqipëri, në formën monetare “cash” për të shmangur sistemin bankar në fazën e parë dhe më pas janë investuar në pasuri të paluajtshme, në krijimin dhe blerjen e aksioneve të kompanive tregtare, shoqëri të ndryshme kryesisht në fushën e ndërtimit, hotelerisë, konsulencës etj.

Përmes këtyre investimeve dyshohet se është realizuar pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale, duke fshehur origjinën e tyre të paligjshme dhe duke mundësuar integrimin e tyre në ekonominë dhe qarkullimin financiar të ligjshëm.

Pas injektimeve të parave “cash” në llogaritë e kompanisë “Aliu Road Hous” sh.p.k, me qëllim “justifikimin” e investimeve të ardhshme, në muajt Maj 2021 – Qershor 2021, rezulton se kompania “Aliu Road Hous” sh.p.k, ka filluar aktivitetin e saj në sektorin e ndërtimit. Dyshohet se, për të mos tërhequr menjëherë vëmendjen nga strukturat ligjzbatuese, personi nën hetim Isa Aliu, orientoi që kompania të shfaqej fillimisht si nënkontraktore për ndërtim banesash. Shfaqja e kompanisë në këtë mënyrë, do të “justifikonte” sërish flukset e ardhshme të parave cash dhe shtrirjen e pritshme në sektorin e ndërtimit.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se skema e pastrimit të parave është realizuar përmes blerjes fiktive të kuotave të kapitalit në shoqëri tregtare, me çmime shumëfish më të ulëta se vlera nominale, për të marrë kontrollin e kompanive me kosto minimale. Fondet janë qarkulluar përmes huave mes personave fizikë dhe kompanive të lidhura, me qëllim krijimin e një historiku ekonomik fiktiv dhe humbjen e gjurmës së origjinës së parave, përpara integrimit të tyre në ekonominë formale.

ME TE LEXUARAT