Florenc Çapja arrestohet në Dubai, i shpallur në kërkim për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit

Aktualitet

Florenc Çapja arrestohet në Dubai, i shpallur në kërkim

Arrestohet në Dubai Florenc Çapja. Ai akuzohet për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit, babë e bir. 

Ai dyshohet të jetë personi që ka porositur vrasjen e dy personave babë e bir, përkatësisht Gentian dhe Nezir Beqirin.

Ndërkohë që në burg për vrasjen e dyfishtë, në pritje të përfundimit të hetimeve, është xhaxhai i tij, Ardian Çapja. Ai u arrestua ne Elbasan një muaj më parë.

Vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit

Gentian dhe Nezir Beqiri u ekzekutuan në shtëpinë e tyre në 15 gusht 2012, nga Jorgo Leku në bashkëpunim me Etien Canin.

Ata ishin paraqitur në shtëpinë e Nezir Beqirit si miqtë e djalit, Gentianit i cili ndodhej i paralizuar dhe në arrest shtëpie, pas një përplasje me policinë pasi ishte në kërkim për një tjetër ngjarje të rëndë të ndodhur në Elbasan.

Etien Cani bashkë me Lekun, shkuan në shtëpinë e shokut të tyre Gentian Beqiri, duke përshëndetur policët e vendosur në hyrje të pallatit për të mbikëqyrur Nezirin. Ishte babai i shokut të tyre ai që i hapi derën pasi njohu shokët e djalit. Në atë moment Cani qëlloi me armë ndaj Beqirit duke e lënë të vdekur në vend.

ME TE LEXUARAT