Brenda azilit në Greqi, infermierët talleshin me të moshuarit, pamjet tronditëse i publikonin në rrjete sociale

Infermierët e një azili në Greqi kanë filmuar skenat ku abuzonin dhe talleshin me të moshuarit, për të cilët duhet që të kujdeseshin.
Videot e publikuara shkaktuan zemërimin e qytetarëve, pasi pamjet tregonin momente kur punonjësit i ngacmojnë dhe i tallin të moshuarit, ndërsa ata janë të pafuqishëm për t’u mbrojtur.
Duke përfituar nga dobësia dhe situata e të sëmurëve, ata i përqeshnin, ngacmonin dhe preknin të moshuarit, duke i filmuar, për t’i publikuar më pas në rrjetet e tyre socialiale.
Rasti ishte denoncuar nga një familjar i një prej të moshuarve aty, i cili kishte ndërruar jetë, duke thënë se zërat e tyre duhet të dëgjohen dhe të mos heshtin përballë një situate të tillë.


