Në kërkim për vrasje, 45-vjeçari fshihej në Vlorë! Policia e arreston me qëllim ekstradimi drejt Italisë (EMRI)

Aktualitet

Në kërkim për vrasje, 45-vjeçari fshihej në

Autoritetet vendase kanë vënë në pranga 45-vjeçarin Renald Gjini, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga shteti italian për kryerjen e veprave të rënda penale.

Konkretisht Renald Gjini u arrestua në lagjen “Rilindja” të Vlorës, teksa ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Apelit Bolonja, i akuzuar për veprat penale “Vrasje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve”, vepra për të cilat është dënuar me 12 vite e 10 muaj burgim. 

Sakaq, autoritetet vendase në bashkëpunim me homologët italianë po vijojnë procedurat për ekstradimin e shqiptarit drejt Italisë.

“DVP Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Il Obiettivo”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë.

I dënuar nga autoritetet italiane me 12 vjet e 10 muaj burgim, për veprat penale “Vrasje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve”, lokalizohet dhe vihet ne pranga 45-vjeçari, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Strukturat e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Seksionin Operacional në DVP Vlorë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në informacionet e siguruara si dhe në bashkëpunim me zyrat homologe të Interpolit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Il Obiettivo”.

Si rezultat, ditën e djeshme, në lagjen “Rilindja”, u bë kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i shtetasit:

Renald Gjini, 45 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Bolonja, Itali, e ka dënuar këtë shtetas me 12 vjet e 10 muaj burg, për veprat penale “Vrasje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve”, sipas legjislacionit penal italian.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma janë në bashkëpunim të ngushtë për procedurat e mëtejshme të ekstradimit”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion