Prova të reja kundër Arben Ahmetajt! SPAK ia vendos në dispozicion dosjen avokatëve, shtyhet seanca për “Bukën”

Politikë

Prova të reja kundër Arben Ahmetajt! SPAK ia vendos në

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka gjetur prova të reja për ish zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, në lidhje me dosjen “Buka”.

Burime për mediat bëjnë me dije se këtë të mërkurë togat e zeza i kanë vendosur në dispozicion mbrojtjes së Ahmetajt provat e gjetura të cilat rëndojnë pozitën e ish-kryeministrit sa i përket kësaj dosje.

Si rrjedhojë seanca është shtyrë për në datën 17 korrik, në mënyrë që avokatët të njihen me provat.

Kujtojmë që më 7 dhjetor të 2023 Prokuroria e Posaçme përfundoi hetimet duke çuar në GJKKO dosjen në ngarkim të Arben Ahmetajt lidhur me privatizimin e ish-furrës së bukës. Ndaj Ahmetajt u ngrit akuza për veprën penale të shpërdorimit të detyrës në vlerë dëmi rreth 7 miliard lekë.

Ai akuzohet në këtë dosje për një firmë të lëshuar gjatë 2014 e cila i hapi rrugën privatizimit të shoqërisë përmes ankandit të aksioneve shtetërore. Një transfertë bankare përcjellë drejt Hungarisë nga një subjekt privat.

Arben Ahmetaj ndodhet prej 2023 në arrati, pasi ka refuzuar përballjen me drejtësinë, duke thënë se procesi dhe provat janë manipuluar, për ta goditur atë politikisht. Nga Zvicra ku ka aplikuar për azil, ai ka thënë se do të përballet me drejtësinë vetëm kur ajo të jetë e drejtë dhe e vërtetë.

ME TE LEXUARAT