I shpallur në kërkim/ Bëhet virale videoja në club e Jetmir Pepajt duke puthur Klea Prengën
Lajmifundit
/
3 Janar 2025, 13:27
Aktualitet

Jetmir Pepaj është një person i njohur tashmë në media.
Ai është ish-bashkëshorti i Mariela Berishës, e cila së bashku me të motrën dhunoi barbarisht blogeren Klea Prenga, duke e goditur me shishe në fytyrë.
Pepaj është shpallur në kërkim pasi ka qëlluar me armë dy herë brenda një lokali të natës.
Ndërkohë që në rrjete po qarkullon një video e tij, ku shfaqet duke i hedhur krahun në qafë Klea Prengës.


