I nxehti “ekstrem”, ekspertët: Qytetarët të shmangin lëvizjet në këto orare, ja masat që duhen ndjekur
I nxehti “ekstrem” ka prekur thuajse të gjithë Evropën, me Shqipërinë që s’mund të bënte përjashtim.
Të gjitha parashikimet dhe të dhënat e sinoptikanëve sugjerojnë temperatura deri në 43 gradë celsius, çka e bën edhe më të vështirë lëvizjen për qytetarët, sidomos për grupmoshat e riskuara.
Mjekja pranë ISHP, Gentiana Qirjako tha se qytetarët në përgjithësi, por të moshuarit e fëmijët në veçanti të shmangin lëvizjet e panevojshme në oraret e pikut dhe nëse duhet të dalin, të mbajnë me vete ujë dhe mjete mbrojtëse nga dielli.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Një masë për të parandaluar të nxehtin sipas mjekes është freskimi i ambienteve të shtëpisë dhe aplikimi i dushit disa herë në ditë.
Për të moshuarit mjekët sugjeruan që të mos vërshojnë në plazhe në temperatura të larta, pasi kontakti me ujin mund të bëhet shumë i rrezikshëm, e në disa raste mund të dërgojë deri në fatalitet.