Atentati në Shkodër, ndërtuesi i ri Kristian Kola ndiqej, dyshohet se u qëllua nga vrasës me pagesë

Aktualitet

Atentati në Shkodër, ndërtuesi i ri Kristian Kola ndiqej,

Nje dite pas atentatit ku u vra 34-vjeçari Kristian Kola në Shkodër, policia ende nuk ka nje piste apo autore te dyshuar.

Krimi i ndodhur mbrëmjen e së enjtes dyshohet se është kryer nga vrasës me pagesë dhe është porositur nga të tjerë persona nga ata me motor qe realizuan ekzekutimin.

Në këtë përfundim ka arritur grupi i hetimit pas analizave të fakteve dhe provave të mbledhura në vendngjarje.

Autorët të cilët lëviznin me motor përdorën armë me silenciator për të mos tërhequr vëmendjen e kalimtarëve. Dyshohet se ata kanë ndjekur lëvizjet e viktimës për disa ditë me radhë deri në momentin e ekzekutimit.

Te dy keto elemente, sipas hetuesve tregojne per nje atentat te organizuar ne kohe dhe ne detaje duke perjashtuar ndonje konflikt te castit apo te diteve te fundit pasi autoret kane marre kohe per pergatitjen e ngjarjes.

Më herët, ata dyshohet se e kanë pikasur ndertuesin e ri Kristian Kola në zonën e Bardhajve, por nuk kanë arritur të veprojnë.

Atentati ndodhi përballë një lokali pranë zonës së Kinema ‘Republika’ në lagjen ‘Vasil Shanto’ në Shkodër, ku Kola po qëndronte me dy persona të tjerë.

Sipas dëshmitarëve, autorët janë parë të qarkullojnë me motor përreth zonës, duke vëzhguar lëvizjet e viktimës. Kur dy personat që ndodheshin me Kolën u larguan, autorët përllogariten momentin e duhur për të goditur.

Njëri prej tyre u ul nga motori dhe e qëlloi disa herë me pistoletë me silenciator, duke e lënë të vdekur në vend. Më pas, të dy u larguan me shpejtësi në drejtim të paditur.

Autorët ende nuk janë identifikuar ndersa Policia po verifikon nëse është përdorur i njëjti motor në të dy rastet e ndjekjes dhe atentatit.

Deri më tani, pista kryesore e hetimit mbetet ajo e një atentati të porositur, ndërsa viktima nuk rezulton të ketë pasur precedentë penalë apo përfshirje në konflikte të njohura.

Bashke me babain, 34 vjecari kishte aktivitet biznesi ne ndertim, por policia nuk ka gjetur deri tani te dhena per konflikte.

Kjo e ka bere hetimin me te veshtire pasi policia momentalisht nuk di ku te fokusohet me shume.

ME TE LEXUARAT