Moti i keq në vend/ Tetë raste rreziku në Sarandë, fundosen dy skafe, tre mjete të tjera lundruese zhvendosen

Aktualitet

Moti i keq në vend/ Tetë raste rreziku në Sarandë, fundosen

Komisariati i Policisë Kufitare Sarandë ka ndërhyrë në tetë raste për t’u ardhur në ndihmë mjeteve lundruese që u përballën me vështirësi si pasojë e stuhisë dhe motit të keq në det.

Tre mjeteve u është dhënë ndihmë në Bunec dhe janë transportuar në portin në Limjon.

Dy mjete i ka përfshirë furtuna tek Kepi i Qefalit, ka shkuar skafi BP 11 dhe 1 prej tyre ka bërë rimorkimin në Portin e Limjonit.

1 mjet rrezik mbytje në Gjirin e Sarandës është tërhequr dhe është ankoruar në port Sarandë.

Po ashtu dy mjeteve u është dhënë ndihmë te vendi i quajtur Pema e Thatë në Ksamil. Gjithashtu dy skafe që kanë qenë të ankoruara në portin e Limjonit nga stuhia janë tërhequr rreth 100 m larg nga bregu dhe janë fundosur.

Vazhdon patrullimi në det me me të gjitha mjetet lundruse për ndonjë avari të mundshme.

ME TE LEXUARAT