EMRI/ Kapet në Angli i dënuari me 24 vite burg për vrasje në Dibër, pritet ekstradimi në Shqipëri

Aktualitet

EMRI/ Kapet në Angli i dënuari me 24 vite burg për vrasje në

Një tjetër fazë e operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, i zhvilluar në bashkëpunim mes Policisë së Shtetit dhe autoriteteve britanike, ka çuar në kapjen e një shtetasi shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në Angli u lokalizua dhe u arrestua me qëllim ekstradimi Sabri Sopoti, 60 vjeç, i dënuar nga Gjykata e Dibrës me 24 vite burgim për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Sipas autoriteteve, më 24 dhjetor 1999, Sopoti ka vrarë me armë zjarri automatike shtetasin me iniciale B. K.

Arrestimi u bë si rezultat i koordinimit informativ dhe operacional mes Interpol Tiranës dhe Interpol Manchester, në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me autoritetet britanike për finalizimin e procedurave të ekstradimit të 60-vjeçarit drejt Shqipërisë, ku ai do të vuajë dënimin e dhënë nga drejtësia shqiptare.

ME TE LEXUARAT