Krimi në familje! Vrau gruan më pas veten, këta janë viktimat në Orikum (FOTO)

Aktualitet

Krimi në familje! Vrau gruan më pas veten, këta janë

Ky është çifti Llogora dhe Sose Xhebro, 50 dhe 40 vjeç.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Orikum. Rreth orës 13:30, Policia ka marrë njoftim nga urgjenca mjekësore se një shtetase është gjetur pa shenja jete dhe me shenja dhune në banesën e saj.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se viktima, shtetasja Sose Xhebro, 40 vjeçe, është vrarë nga bashkëshorti i saj, shtetasi Llogora Xhebro., 50 vjeç.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë në zonën përreth banesës, në garazh është gjetur autori i dyshuar, i cili dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri.

Arma pistoletë e gjetur në vendngjarje është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

 

ME TE LEXUARAT