'Më bullizonte', picieri vret me thikë kuzhinierin te Komuna e Parisit, kapet autori

Aktualitet

'Më bullizonte', picieri vret me thikë kuzhinierin te

Një person është vrarë me thikë pasditen e sotme në Tiranë, në zonën e Komunës së Parisit.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në zonën e Komunës së Parisit City lounge, pas një konflikti mes picierit Filip Shehu, 41 vjeç dhe kuzhinierit Indrit Ismallari, 34 vjeç i cili ka ndërruar jetë për shkak plagëve të marra nga goditjet me thikë.

Autori i plagosjes është arrestuar nga blutë, ndërsa mesohet se mes tyre  ka patur konflikte prej kohësh.

Filip Shehu ka pretenduar se Indrit Ismaillari e bullizonte.

"Rreth orës 15:30, në zonën e Komunës së Parisit, në ambientet e një lokali, shtetasi F. Sh., rreth 41 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin I. I., rreth 34 vjeç, të dy punonjës të lokalit.

Shtetasi I. I. ka humbur jetën në spital, si pasojë e plagëve. 

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, autori i dyshuar, shtetasi F. Sh., është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, menjëherë pas ngjarjes",- njofton policia.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit.

ME TE LEXUARAT