ATENTATI në Durrës, reagon policia: 29-vjeçari u qëllua me armë zjarri nga persona të maskuar

Aktualitet

ATENTATI në Durrës, reagon policia: 29-vjeçari u qëllua me

Qyteti i Durrësit është tronditur nga një ngjarje e rëndë gjatë natës, ku një 29-vjeçar është ekzekutuar në një atentat me armë zjarri. I riu ka humbur jetën në spital.

Policia e Durrësit ka njoftuar se krimi ka ndodhur në lagjen 18 të Durrësit, ndërsa viktima është Ermir Dedja, një person me precedentë të mëparshëm.

Gjithashtu është bërë e ditur se në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë dhe po vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve. Ndërkohë është ngritur një grup hetimor për të zbardhur ngjarjen.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 20.05.2025, në orën 00:50, në lagjen nr. 18 Durrës, është qëlluar me armë zjarri shtetasi E. D., 29 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion