Sulmi ndaj  “CFO Pharma” të biznesmenit Nadir Çausholli, policia del me njoftim zyrtar

Aktualitet

Sulmi ndaj  “CFO Pharma” të biznesmenit Nadir

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me sulmin ndaj biznesit “CFO Pharma” të biznesmenit Nadir Çausholli. Mësohet se nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ende nuk dihet identiteti I autorëve apo arsyeja e të shtënave.

“Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 08:10, në sallën operative të DVP Tiranë, ka ardhur njoftimi se në rrugën dytësore të autostradës “Durrës – Tiranë”, gjatë natës, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të fasadës së një ndërtese. Nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale.  Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.”

ME TE LEXUARAT