I mori ryshfet pronarit të një furre buke, GJKKO dënon me 2 vite burg punonjësin e OSHEE

Aktualitet

I mori ryshfet pronarit të një furre buke, GJKKO dënon me 2 vite

GJKKO ka dënuar me dy vite burg punonjësin e OSHEE, Arjan Pashaj, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Arjan Pashajt gjithashtu i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh, pasi i ka marrë ryshfet 270 mijë lekë të rinj Zef Gjelajt, pronar i një furre buke. Gjolaj po ashtu është dënuar nga GJKKO me 8 muaj burg për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”

Njoftimi i GJKKO

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “ Dërgimin në gjyq të procedimit penal me nr. 12/2024, në ngarkim të të pandehurit Arjan Pashaj, për akuzën “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 259 pragarafi i dytë i Kodit Penal dhe të pandehurit Zef Gjelaj për akuzën “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 244 pragarafi i dytë i Kodit Penal”.

Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtaret Elsa Ulliri, Irena Gjoka dhe Etleva Deda, me vendimin Nr. 68, datë 19.11.2024 vendosi:
Deklarimin fajtor të të pandehurit Arjan Pashaj për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259 paragrafi i dytë i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Arjan Pashaj i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit dhe përfundimisht dënohet me 2 ( dy vjet) vjet burgim.
Vuajtja e denimit fillon nga momenti i ndalimit datë 23.01.2024 dhe do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
Në aplikim të nenit 35/1 të Kodit Penal të pandehurit Arjan Pashaj i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Zef Gjelaj për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244 paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Zef Gjelaj i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit dhe përfundimisht dënohet me 8 (tetë) muaj burgim.
Vuajtja e denimit fillon nga momenti i ekzekutimit të këtij vendimi dhe do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
Shpenzimet proceduriale në fazën e hetimeve paraprake si dhe shpenzimet gjyqësore i ngarkohen të pandehurit në mënyrë solidare.
Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit.
Tiranë, më datë 19.11.2024


Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion