Protesta kundër projektbuxhetit 2025, përfundon demostrata e opozitës

Politikë

Protesta kundër projektbuxhetit 2025, përfundon demostrata e

Pa tensione dhe përplasje me policinë është zhvilluar protesta e opozitës kundër projektbuxhetit të vitit 2025. Deputetët e PD-së dhe demokratët e mbledhur para Kuvendit janë shpërndarë.

Noka tha se ky moment nuk është buxheti i tyre, por festë për Ramën dhe ministrat e qeverisë së tij.

“Pensionistë dhe fermerë që jeni jashtë, ky moment nuk është buxheti juaj, por një festë private e Ramës dhe grupit këtu mbrapa. Buxhetin nuk e lidh asgjë me njerëzit e thjeshtë dhe hallet e tyre. Ky buxheti është kurdisur në zyrat e errëta, në një kuzhinë ku gatuhen vetëm interesa okulte dhe aspak qytetare.

Ky buxheti është tregues i një tipari tipi i kësaj bande të pushtetit; gjithçka për vete dhe asgjë për njerëzit e thjeshtë. Motoja është të vjedhim gjithçka dhe më pas të blejmë pushtetin me para”, tha Noka.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion