Sulmi me 5 të plagosur në xhami, mbërrin në vendngjarje drejtori i antiterrorit

Aktualitet

Sulmi me 5 të plagosur në xhami, mbërrin në vendngjarje

Rreth 90 minuta pas sulmit me pesë të plagosur në xhaminë tek “Rruga e Kavajës” në vendin e ngjarjes ka mbërritur dhe drejtori i Antiterrorit Gledis Nano.

Krimi po hetohet nga antiterrori për shkak të vendit ku ndodhi, një objekt kulti dhe në ditë të shenjta për besimtarët myslimanë që kanë hyrë prej 1 jave në muajin e Ramazanit.

Nuk dihet ende motivet që e shtynë 34-vjeçarin Rudolf Nikolli drejt këtij akti i rëndë, ndërsa dyshohet se ai ka probleme të shëndetit mendor.

Ndërkohë që Nikolli rezulton me precedentë penalë dhe ishte në kërkim nga policia pas një plagosje të ndodhur më 11 mars tek terminali i autobusëve dhe më herë për dhunë në familje.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion