“Krimi i organizuar minon ekonominë”, Gonzato: Lufta ndaj tij thelbësore për integrimin e Shqipërisë në BE

Aktualitet

“Krimi i organizuar minon ekonominë”, Gonzato: Lufta ndaj tij

Delegacioni i BE në Shqipëri nëpërmjet një statusi në Facebook ka theksuar se krimi i organizuar në Shqipëri minon integritetin ekonomik të Shqipërisë, administratën publik si edhe besimin e qytetarëve te institucionet.


Në tryezën e sotme ishin të pranishëm përfaqësues të partive politike, studiues, komuniteti diplomatik dhe shoqërinë civile ku u diskutuan masat parandaluese kundër krimit të organizuar.

https://www.facebook.com/eu.delegation.albania/posts/1322529603233339?ref=embed_post

“Krimi i organizuar minon integritetin ekonomik të Shqipërisë, administratën publike dhe besimin e qytetarëve te institucionet. Kjo kërkon që, përveç ndjekjes penale, të përqendrohemi më shumë tek masat parandaluese. Tryeza e rrumbullakët e sotme mblodhi përfaqësues të partive politike, studiues, komunitetin diplomatik dhe shoqërinë civile për të diskutuar masat parandaluese kundër krimit të organizuar, me theks të veçantë te përdorimi sistematik i masave për të parandaluar infiltrimin e krimit të organizuar në bizneset e ligjshme dhe në ekonominë formale.

Bllokimi i aksesit të krimit në ekonominë e ligjshme forcon përpjekjet tradicionale për të luftuar krimin e organizuar. Duke përdorur mjete si heqja e licencave, verifikimi i pjesëmarrjes në tenderë publikë dhe sanksionet bashkiake, autoritetet krijojnë barriera që i pengojnë kriminelët të depërtojnë në bizneset e ligjshme. Kjo qasje efektive kundër krimit të organizuar është thelbësore për integrimin e suksesshëm të Shqipërisë në BE,” tha Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, gjatë fjalës së tij./Ballkan

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion