I dr*guar në timon del nga rruga dhe përfundon në një banesë, arrestohet shoferi në Tiranë

Një aksident është shënuar në Tiranë, ku një shofer nën ndikimin e lëndëve narkotike ka humbur kontrollin e mjetit duke përfunduar në një banesë private. Pas verifikimeve të policisë shtetasi R.M, ka rezultuar nën ndikimin e drogërave, menjëherë më pas ai është arrestuar nga uniformat blu.
“Tiranë/ Shkon në 116 numri i drejtuesve të mjeteve që kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan.
Nuk rregullon shpejtësinë me mjet në qëndra të banuara, humb kontrollin e drejtimit të mjetit, del nga karrexhata dhe si pasojë përfundon në banesë private.
Drejtuesi i automjetit me iniciale R.M, ka manifestuar sjellje të dyshimta në raport me kërkesat ligjore të punonjësve të policisë, dhe nga verifikimi me drogtëstues rezultoi nën efektin e lëndëve droguese THC, si dhe në gjëndje të dehur.
Sa më sipër, u bë menjëherë kapja në flagrancë e drejtuesit të automjetit si i dyshuar për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.”, njofton policia.


