I dënuar nga Italia me 7 vite burg, Zamir Halili prangoset nga Operacionalja në Elbasan!

Aktualitet

I dënuar nga Italia me 7 vite burg, Zamir Halili prangoset nga

Një 50 vjeçar nga Elbasani është arrestuar nga Forca Operacionale dhe po mbahet në ambientet e Policisë së Shtetit, pasi Interpol Tirana po përgatit për Zamir Halilin gjithë dokumentacionin e ekstradimit në Itali ku është dënuar me 7 vite burg.

Si rezultat i veprimeve të mirorganizuara policore dhe i shkëmbimit të shpejtë të informacioneve me partnerët italianë, nëpërmjet shërbimeve të Interpol Tiranës, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, kapën në Elbasan shtetasin shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të Italisë, Zamir Halili, 50 vjeç.

Gjykata e Sienas, Itali, në vitin 2014, e ka dënuar me 7 vjet burgim, për plagosje, dhunë në familje dhe marrëdhënie seksuale me dhunë. Nga ky dënim atij i kanë mbetur për të vuajtur rreth 6 vjet e 9 muaj burgim.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën e ekstradimit të 50-vjeçarit, në Itali.

 

ME TE LEXUARAT