Dalin pamjet video, rrëzohet avioni me 242 persona në aeroportin e Indisë, po nisej drejt Londrës!

Një aeroplan është rrëzuar pranë aeroportit në Ahmedabad, në Indinë perëndimore.
Aeroplani po shkonte drejt aeroportit Gatwick të Londrës në Mbretërinë e Bashkuar, tha Air India.
Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Aviacionit Civil (DGCA), avioni kishte e bord 242 persona perfshire ekuipazhin.
Oficerët e policisë thanë se ai u rrëzua në një zonë civile pranë aeroportit.
Caught On Cam: Passenger plane crashes near Ahmedabad Airport.#PlaneCrash #Gujarat #Ahmedabad #ViralVideo pic.twitter.com/EkitM2Eg9Y
— TIMES NOW (@TimesNow) June 12, 2025
Sipas agjencisë Reuters, e cila citon policinë, në bordin e avionit ndodheshin 242 pasagjerë.
Kanalet televizive vendase raportuan se përplasja ndodhi ndërsa avioni po ngrihej.
Sinjali humbi sekonda pas ngritjes kur aeroplani kishte arritur 625 metra lartësi.


