I moshuari dhe familjari i tij dhunojnë kunatin në Përmet pas sherrit për pronësi, policia i merr të dy nën akuzë

Aktualitet

I moshuari dhe familjari i tij dhunojnë kunatin në Përmet pas

Një konflikt për pronësinë e tokës ka degjeneruar në dhunë të rëndë në qytetin e Përmetit, duke çuar një person në spital dhe dy të tjerë nën akuzë. Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme dhe është denoncuar në polici nga i plagosuri, shtetasi A.B., i cili ka deklaruar se është goditur me sende të forta nga kunati i tij dhe një familjar i këtij të fundit.

Sipas dëshmisë së të dëmtuarit, sherri nisi pas një mosmarrëveshjeje të hershme për pronësinë e një pasurie të paluajtshme, e cila ka qenë burim konfliktualiteti të vazhdueshëm mes dy familjeve në krushqi. Përplasja ka kaluar në dhunë fizike, duke e lënë A.B. të plagosur dhe të detyruar të kërkojë ndihmë mjekësore në spitalin e zonës.

Menjëherë pas denoncimit, policia e Gjirokastrës dhe e Përmetit ka ndërhyrë, duke identifikuar autorët e dyshuar dhe duke i marrë ata nën akuzë për veprën penale të “Plagosjes së rëndë me dashje” dhe “Goditjes për shkak të marrëdhënieve familjare”. Hetimet paraprake tregojnë se konfliktet për pronësinë nuk janë të rralla në këtë zonë dhe shpesh çojnë në përplasje të dhunshme mes të afërmve.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. Sh., 73 vjeç dhe D. Sh., 39 vjeç, të dy banues në fshatin Selenicë, pasi dyshohet se për motive pronësie, kanë kanë goditur me sende të forta, shtetasin A. B., kunati i shtetasit A. Sh.”, tha policia vendore.

ME TE LEXUARAT