I dënuar me mbi 9 vite burg për vjedhje, arrestohet në Bulqizë 22-vjeçari i shpallur në kërkim nga Italia

Aktualitet

I dënuar me mbi 9 vite burg për vjedhje, arrestohet në

Një operacion policor ndërkombëtar, i koduar “The Wanted”, rezultoi me arrestimin e një 22-vjeçari të shpallur në kërkim nga autoritetet italiane për vjedhje.

Shtetasi K. H., 22 vjeç, banues në Bulqizë, ishte dënuar nga gjykata e Salernos, Itali, më 29 prill 2025, me 9 vite e 3 muaj burgim për veprën penale “Vjedhja”.

Policia shqiptare, në bazë të informacioneve operative mbi vendndodhjen e tij, e lokalizoi dhe arrestoi K. H. me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Interpol Tirana vazhdon bashkëpunimin me autoritetet italiane për të përfunduar procedurat e ekstradimit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion