I asgjësuan 135 substanca të ndaluara/ Si u zbërthye veprimtaria e 33-vjeçarit në qarkun e Vlorës

Aktualitet

I asgjësuan 135 substanca të ndaluara/ Si u zbërthye veprimtaria

Shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Vlorë, si rezultat i hetimeve intensive të kryera me metoda proaktive, për disa javë, për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, finalizuan operacionin e koduar “Afternoon”.


Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë arrestuan shtetasin H. K., 33 vjeç, banues në fshatin Dukat, i cili u kap në flagrancë në vendin ku dyshohet se kishte kultivuar 135 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Bimët u asgjësuan nëpërmjet djegies, përveç një pjese që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Kontrollet vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Vlorë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion