I arrestuar në Londër për drogë e pastrim parash, Prokuroria e Kukësit sekuestron pasuritë e familjarëve të Fation Dautit

Aktualitet

I arrestuar në Londër për drogë e pastrim parash, Prokuroria

Prokuroria e Kukësit sekuestron pasuritë e familjarëve të shtetasit Fation Dautit, i akuzuar për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Ky shtetas, i arrestuar nga policia Metropolitane e Londrës për veprën penale të “Vrasjes mbetur në tentativë”, ka qenë në hetim edhe nga Agjensia Kombëtare kundër Krimeve në Angli për veprën penale “Trafik droge” dhe “Pastrim parash”.

Pas masës së sekuestrimit të mëparshëm ndaj pasurive të tij, Prokuroria ka konfiskuar edhe pasuritë e familjarëve të tij, konkretisht:

– Pasuria e llojit “Njësi” me sip. 100m2;

– Pasuria e llojit “Truall” me sip. 64m2 dhe “ndërtesë” 64m2; si dhe

– Pasuria nr. 7/285-N3, me sipërfaqe 30m2.

Ky vendim vjen si pjesë e masave të ndërmarra nga drejtësia shqiptare për goditjen e pasurive të përfituara nga veprimtaritë kriminale.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion