I akuzuar për “shkelje të barazisë në tendera”, Benet Beci kërkon gjykim të shkurtuar, GJKKO gjobit avokatin

Aktualitet

I akuzuar për “shkelje të barazisë në tendera”,

Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci, i akuzuar për “shkelje të barazisë në tendera” ka kërkuar përmes avokatit të tij në seancën paraprake, gjykim të shkurtuar.

Bashkëshortja e ish kreut të ARRSH Adela Ruko, Edlira Mitrushi, Jonid Kazani, Yllka Nishku, Premtim Dauti, Rudin Gjoni nuk janë shprehur ende për formën e gjykimit.

Burime brenda seancës, bëjnë me dije se Gentjan Rumano avokati që mbron në këtë proces Adela Rukon është larguar nga salla e gjyqit për një proces tjetër dhe ështe gjobitur me 100 mijë lekë nga GJKKO.

Rumano u zëvëndësua nga një avokate kryesisht, teksa ky i fundit është bërë shkak në të paktën dy seanca për shytrjen e procedit gjyqsor.

Vete kryetari i Bashkisë Shkodër nuk është i pranishëm në seancë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion