Hyri në Osum për të ndihmuar RENEA-n të gjente trupin e 42-vjeçarit dhe mbeti i bllokuar, shpëtohet 22-vjeçari

Aktualitet

Hyri në Osum për të ndihmuar RENEA-n të gjente trupin e

Grupi i Kërkim-Shpëtimit Malor te Shqiperise pjese e Federates Shqiptare te Alpinizmit e Turizmit Malor, mori pjesë në një ndërhyrje për shpëtimin e një personi që kishte mbetur i bllokuar në një segment të Kanioni i Osumit.

Operacioni zgjati rreth 6 orë dhe u zhvillua në një terren tejet të vështirë kanioni, nën kushte atmosferike të rënduara, me temperatura të ulëta dhe shikueshmëri të kufizuar.

Gjatë ndërhyrjes u realizua një zbritje vertikale prej afro 120 metrash, duke u përdorur teknikat alpine të nevojshme në rrethana aspak të favorshme për një situatë emergjente.

Falënderojmë të gjithë ata që u bënë pjesë e këtij operacioni dhe kontribuan me profesionalizëm e përkushtim në këtë situatë kritike, duke bërë të mundur përmbylljen me sukses të ndërhyrjes në orën 05:30 të mëngjesit te dites se sotme

Grupi i Kërkim-Shpëtimit Malor te federates shqiptare te Alpinizmit e Turizmit Malor

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion