Hynë në Uzinën e armëve në Gramsh, Gjykata e Elbasanit kthen për plotësim dosjen e rusëve dhe ukrainasit

Aktualitet

Hynë në Uzinën e armëve në Gramsh, Gjykata e Elbasanit

Gjykata e Elbasanit i ktheu për plotësim hetimesh prokurorisë, dosjen e dy rusëve dhe një ukrainasi, të cilët u kapën në uzinën e armëve në Gramsh, pas përplasjes me rojet ushtarakë.

Vendimi u mor tre ditë me parë në seancën paraprake gjyqsore, ku organit akuzues iu la afat kohorë deri ne fund te muajit maj.

Prokurori Kreshnik Ajazi po heton tre shtetasit e huaj për kryer veprat penale “Sigurimi i informatave sekrete me karakter ushtarak apo të çdo lloji tjetër, me qëllim që t’i jepen një fuqie të huaj,” i parashikuar nga neni 214 i Kodit Penal, “mbajtje pa leje të armëve të ftohta” dhe “kundështim me forcë të punonjësit që kryen një detyrë shtetërore”.

Svetlana Timofeeva, Mikahil Zorin të moshave 34 dhe 23 vejcc dy shtetas rusë si dhe Fedir Alpatov 24 vjec ukrainas, u arrestuan në datë 20 gusht të vitit 2022 pas nje incidenti që u shënua brenda rrethimit të ish uzinës së armëve në Gramsh.

ME TE LEXUARAT