Hidhet shtresa e parë asfaltike, Rama: Së shpejti Lura magjike e aksesueshme përmes rrugës së re turistike

Aktualitet

Hidhet shtresa e parë asfaltike, Rama: Së shpejti Lura magjike e

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se shumë shpejt Parku Kombëtar i Lurës do të jetë i aksesueshëm për vizitorët përmes rrugës së re turistike. Në një postim të ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale kreu i qeverisë shprehet se është hedhur shtresa e parë asfaltike në segmentin Peshkopi – Lurë, ndërsa puna po vijon intensivisht edhe në segmentin Lurë – Rrëshen.

Hidhet shtresa e parë asfaltike, Rama: Së shpejti Lura magjike e

“Së shpejti edhe Lura magjike do të jetë e arritshme përmes rrugës së re turistike, ku është hedhur shtresa e parë asfaltike mbi segmentin Peshkopi - Lurë dhe po vazhdon puna mbi segmentin Lurë – Rrëshen”, shkruan Rama, krahas fotove nga punimet.

Hidhet shtresa e parë asfaltike, Rama: Së shpejti Lura magjike e

Ky investim pritet të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin dhe të shkurtojë kohën e udhëtimit drejt një prej destinacioneve më të bukura natyrore të Shqipërisë.

Hidhet shtresa e parë asfaltike, Rama: Së shpejti Lura magjike e

Rruga e re pritet t’i japë një tjetër hov zhvillimit të zonës së Lurës, duke e kthyer atë në një pikë edhe më tërheqëse për turistët vendas dhe të huaj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion