Polici i përfshirë në trafikun e drogës, zbulohet Call Centeri i Shkelqim Ostrenit që mashtronte italianët

U kap 5 ditë më parë duke trafikuar kokainë, gjendet një ‘Call Center’ në pronësi të Shkëlqim Ostenit
'Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka vijuar hetimet e thelluara mbi personat e përfshirë në ngjarjen e datës 21.03.2024, ku u ndalua një punonjës policie dhe u arrestuan në flagrancë 3 shtetas të tjerë dhe pas këqyrjes së detajuar të komunikimeve telefonike mes tyre dhe personave të tjerë, deklarimeve të disa personave që tregojnë rrethana të hetimit, si dhe këqyrjes së pamjeve filmike të administruara, është bërë e mundur gjetja dhe kontrolli i një ambienti të përshtatur si Call Center, në pronësi të shtetasve M.H. (i shpallur në kërkim) dhe SH. O., i ndodhur në rrugën “Idriz Guri” Tiranë, në të cilin ushtrohej aktiviteti i paligjshëm i mashtrimit me bursën FOREX.
Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë ambient, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, dokumente, pajisje të ndryshme dhe disa njësi kompjuterike, në të cilat ishin të instaluara programe/aplikacione dhe lista emrash me numra italianë, të cilët kontaktoheshin nga disa operatorë, duke i mashtruar për investime në bursë, nëpërmjet të cilave arrinin të përfitonin vlera monetare të konsiderueshme, që variojnë nga 500 deri në 30.000 euro.

Kokaina u zbulua në Rrugën e Kavajës mbrëmjen e 21 marsit në Tiranë, ku u kapën 3 persona, njëri prej të cilëve tentoi të shtyp agjentët e antidrogës me makinë.
Vijimi i hetimeve, zbuloi një call center në rrugën “Idriz Guri” në Astir, në të cilin ushtrohej aktiviteti i paligjshëm i mashtrimit me bursën FOREX.
Nga zbardhja e pergjimit te komunikimeve te treshes Eneo Sulejmanaj, Shkëlqim Ostreni dhe Igli Begaj u arrestua oficeri i Operacionales, Ervis Shkurta, i cili dyshohet pjesë e grupit kriminal.
“Visi i Pazarit” ka qenë afër vendit të ngjarjes kur Sulejmanajt tentoi të shtypte me makinë agjentët e Antidrogës dhe sapo ka parë që kolegët e tij ndërhynë, ka njoftuar grupin tjetër që prisnin për të marrë kokainën.


