Hetimet për vrasjen e Bujar Nasufit/ Doreza gjysmë e djegur e autorit, prova në duart e hetuesve

Aktualitet

Hetimet për vrasjen e Bujar Nasufit/ Doreza gjysmë e djegur e autorit,

Një dorezë gjysmë e djegur që u përdor nga autori i vrasjes së biznesmenit Bujar Nasufi mbrëmjen e 12 janarit 2025 në afërsi të zonës së njohur si “Pallati me Shigjeta” në kryeqytet është prova më e fortë që hetuesit kanë në duar për të hedhur dritë mbi krimin e rëndë.

Pas krimit, autori që lëvizte me një motorr e dogji atë një nga tunelet që zonën e Kombintatit dhe duke qenë se ekzekutori kishte përdorur doreza, në motomjet nuk u gjetën gjurmë të gishtërinjve.

Por, në njërën nga dorezat që ishte gjysmë e djegur, u zbulua material biologjik dhe prej tij është përftuar një profil ADN i gatshëm për krahasim.

Burime pranë grupit të hetimit thanë për News 24 se është kërkuar krahasimi i këtij profile me bazën e të dhënave të ADN-së pranë interpolit. Nëse rezulton i përputhshëm me ndonjë nga profilet e të skeduarve më herët për krime të tjera, prokuroria mund të ketë të dyshuarin e parë.

Hetuesit po ashtu konfirmojnë se vendim gjykate është vendosur që profili i ADN-së së përftuar të krahasohet me atë të nënës se vëllezërve nga Përmeti, të cilët kanë patur konflikte me biznesmenin e vrarë për shkak të shitjes së një prone nga babai i tyre në emër të Bujar Nasufit.

Të dy vëllezërit janë të skeduar në Spanjë në aktivitetin e trafikut të kokainës dhe prokuroria po heton për implikimin e tyre në këtë ngjarje të rëndë.

Bujar Nasufi u qëllua për vdekje pranë banesës së tij në sytë e gruas. Ai po parkonte makinën kur një person u afrua pranë tij dhe e ekzekutoi më disa plumba.

Lidhur me këtë ngjarje, Prokuroria është duke hetuar në disa pista, por e vetmja shpresë që mund ti afrohet të paktën emrit të ekzekutorit është prova e ADN-së që kanë prej tij./News24

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion