Helikopteri i tretë “Cougar” rikthehet në Rinas, kalon në gatishmëri të FA

Aktualitet

Helikopteri i tretë “Cougar” rikthehet në Rinas, kalon

Helikopteri i tretë “Cougar” rikthehet në gatishmëri të Forcave të Armatosura pas punimeve të mirëmbajtjes në Zvicër.

Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur sot se, “AS532AL Cougar 632 mbërriti në Rinas dhe u vu në gatishmëri të plotë operacionale pas fluturimit të kontrollit teknik nga pilotët dhe teknikët e Forcës Ajrore”.

“Rritja e kapaciteteve të Forcës sonë Ajrore do të vijojë me rikthimin shumë shpejt në gatishmëri edhe të ‘Cougar’-it të katërt, i cili kohë më parë bëri ulje emergjente në Itali”, thekson MM.

Ndërkohë, shton Ministria e Mbrojtjes, “mjete të reja fluturimi pritet të hyjnë në përdorim të Forcave tona të Armatosura”.

ME TE LEXUARAT