Heidi-Romeos: “Halli im ishte të pajtohesha me ty”

Përzgjedhja e Heidit si lidere e shtëpisë, i dha asaj mundësinë që të dërgonte tre persona në nominim. Banorja zgjodhi të përballte në një televotim, Vesën, Franceskën edhe Rozën.
Përzgjedhja e Heidit ka sjellë diskutime të mëdha në shtëpi, ku përvec Vesës që ka shpërthyer kundra Heidit, duke pretenduar se e ka shpëtuar, një tjetër banor që ka kritikuar Heidin për dërgimin në nominim të Vesës është Romeo.
Sipas Romeos, dërgimi i Vesës në nominim është për lënduar atë pasi Vesën e konsideron mjaft të afërt.
Pasditen e sotme, dyshja ka qenë në oborr duke biseduar, ku Heidi ka pranuar se që pas ndarjes së saj nga Romeo, ka qenë keq dhe se i gjithë halli i saj ka qenë të pajtohet me Romeon.
“Gjatë gjithë kësaj periudhe, i gjithë halli im, do e them se nuk është ndonjë turp, ka qenë të pajtohem me ty gjithmonë dhe ti e di këtë. Gjithë këtë periudhë unë kam dashur të pajtohem me ty dhe gjithë këtë periudhë unë kam qenë keq vetëm prej teje.
Unë kam ndenjur gjithmonë nga ana jote, edhe në lojë edhe me ty si njeri, edhe në mendime. Me të gjitha kam qenë me ty”, është shprehur Heidi.


