Nesër seancë pa trazira në Kuvend? Basha refuzon ftesën e Bardhit për bashkim: S`duam karrige!

Politikë

Nesër seancë pa trazira në Kuvend? Basha refuzon ftesën e

Të enjten me 21 mars Rithemelimi pritet t’i rikthehet jetës normale parlamentare pasi ka marre garancinë e mazhorancës për ngritjen e dy komisioneve hetimore.

Pas më shumë se 5 muajsh me senaca kaotike, të enjten pritet të jetë e para ku vendin do ta marrin diskutimet dhe kartonëve jeshilë që pritet të ngrihen për nesër për komisionet hetimore parlamentar për sistemin tims dhe koncesionet në shëndetësi, konkretisht kontratat publike të check up-it dhe sterilizimit. 

Gazment Bardhi mblodhi sot në selinë blu grupin parlamentar ku u vendos për përbërjen e të dyja komisioneve. Hetimet për sistemin Tims, rithemelimi ia delegoi dha Ervin Salianjit, ndërsa drejtimin e komisionit për kontratat në Shëndetësi, Albana Vokshit. 

Bardhi ia la një derë të hapur atyre që i cilësoi si kolegë me mendim ndryshe.

'Janë të mirëpritur, të sjellin emrat' tha Bardhi, duke iu referuar perfaqesimit me 6 deputete.
"Nëse dëshirojnë një vend mund t’ia propozojnë kreut të grupit. I qëndroj atij propozimi që i kam bërë grupit, sa i takon grupit të reformave. Përballë kundërshtarit politik do duhet të jemi një trupë e vetme. Janë të lutur që përmes sekretarit të grupit të na paraqesin propozimin përkatës nëse duan ta marrin përsipër këtë përgjegjësi. Ne jemi të hapur" tha Bardhi.

“As nuk janë përjashtuar nga grupi, as nuk kemi ndërmend t’i përjashtojmë përse mendojnë ndryshe”- theksoi me tej ai.

Nënkryetarët nga PS do te jene Plarent Ndreca për komisionin e sistemit Tims dhe deputeti Toni Gogu si nënkryetar të komisionit hetimor për kontratat koncensionare.

Nga ana tjeter, Basha nuk vonoi te refuzoje ftesen nga Kuvendi Zgjedhor i degës së PD, Durrës.

Ai shtoi se Enkelejd Alibeaj ishte në Komisionin për Reformën Zgjedhore për të kërkuar listat e hapura, votimin elektronik, votën e diasporës dhe Shqipërinë një zonë votimi.

“Edhe ata pak që kanë mbetur dhe që se kuptonim se cilat janë motivet e vërteta të atyre që për interes personal u përpoqën ta thyenin në dysh Partinë Demokratike, duke i bërë dhuratën më të mirë pushtetit të korruptuar ilegjitim të Edi Ramës. Po sot ku janë? Me përqafimin të Edi Ramës me shokë. E kanë nisur si pazar dhe duan ta vazhdojnë si pazar.
Shikoni çfarë thonë sot, “ejani ju se kemi dhe një karrige për ju”. Ne se kemi nisur këtë për karrige.

Se kemi nisur për karrige, s’ishte kjo punë për karrige. Enkelejd Alibeaj nuk ishte aty për karrigen e tij. As i kisha thënë unë rri për karrige. Ishin listat e hapura, ishte për votimin elektronik, ishte për votën e diasporës, ishte për Shqipëria një zonë."
Ndërsa e kosideroi sërish marrëveshjen PS- Rithemelimi një pazar, tha se që të sigurohen ndryshimet e sugjeruara nga pala e tij në Kodin Zgjedhor duket të marrë fund.

"S’duam karrigen, ne duam të drejtat e shqiptarëve, ne duam që pazari 34 vjeçar i fëlliqtë, trashëgimnia më e pisët e Ramiz Alisë, trashgimtarit të fundit komunist të marrë fund. Sepse është ky Pazar që rëndon pronarët dhe të përndjekurit, sipërmarrësit dhe profesionistët, fermerët dhe arsimtarët, rininë shqiptare. S’na duhen karriget.

Thojini shqiptarëve sot, ku qëndroni në raport me listat e hapura? Jeni për lista të hapura, po apo jo, votoni për listat e hapura, votimin elektronik, Shqipëria një zonë, votën e diasporës, s’na duhen karriget. Këtë betejë nuk e nisëm për karrige, por janë kaq të obsesuar me karrigen, e kanë ngjitur kaq shumë kokën, barkun pas karrigeve sa u është bërë mendja karrige.

Dhe mendojnë se pasi bënë pazarin me Edi Ramën, mund të kthehen tek ne e të na thonë: keni dhe ju një karrige. Ju plaçin sytë, se kuptoni që kemi 2 vite e gjysmë që e bëjmë për shqiptarët jo për karrige? Dhe të bësh betejë për shqiptarët nuk është e lehtë në një vend që ka 34 vite kastë politike që bëjnë betejë për veten e vet me metodat dhe mënyrat më të pista", tha Basha. 

ME TE LEXUARAT