Hapet Unaza e Madhe e Tiranës, lidh kryeqytetin me rrugët dalëse kombëtare

Aktualitet

Hapet Unaza e Madhe e Tiranës, lidh kryeqytetin me rrugët dalëse

Automjetet e para kane nisur qarkullimin ne Unazen e Madhe te Tiranes.

Hapja e aksit eshte bere nga kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku.

Ajo tha se nga dita e sotme, e gjithe unaza e madhe eshte e aksesueshme.

Sipas saj, pjesa veriore, ka qene me e veshtire dhe ka dashur spostimin e 654 ndertesave. 

Balluku theksoi se kane mbetur detaje te vogla si rampat apo probleme te tjera qe do te mbyllen brenda muajit janar 2025.

Balluku: “Jemi në momentin e hapjes së segmentit të Unazës Veriore, për të plotësuar 29 kilometra të plota që rrethojnë kryeqytetin. Duke nisur nga ky moment, është e gjitha e aksesueshme.

Pjesa e unazës veriore ka qenë një nga pjesët më të vështira të kësaj vepre, duke pasur parasysh që kemi pasur një zonë të banuar informale dhe na është dashur të spostojmë mbi 654 ndërtesa. Kemi ende disa detaje të vogla, që mbarojnë brenda janarit“, tha zëvendëskryeministrja.

NJOFTIMI:

Hapet për qarkullimin e mjeteve Unaza e Madhe e Tiranës

Hapet totalisht Unaza e Madhe e Tiranës, duke u finalizuar kështu si një ndër veprat më të rëndësishme infrastrukturore të Tiranës. Ky projekt madhor prej 29 kilometrash do të çlirojë kryeqytetin nga trafiku dhe pritet të ketë një impakt të rëndësishëm në ekonomi, lëvizshmërinë e trafikut, duke rritur vlerën e pronës dhe duke qenë një mundësi për zhvillimin e bizneseve të reja.

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, ndoqën nga afër hapjen për kalim të Unazës së Madhe e cila duke filluar nga sot i ka të gjitha tunelet funksionale.

“Duke nisur nga sot, unaza është e gjitha e aksesueshme. Pjesa e unazës Veriore ka qenë një nga pjesët më të vështira të kësaj vepre, duke pasur parasysh që kemi patur një zonë të banuar dhe na është dashur të punojmë e të sposotojjmë mbi 654 ndërtesa. Ndërkohë tani është plotësisht e përfunduar.

Kemi akoma disa detaje të vogla që mbarojnë brenda janarit, por ndërkohë kini parasysh që janë të gjitha të aksesueshme nga pika të ndryshme të autostradës. Këtu jemi në lotin 1, që është më i komplikuari, pasi kemi pasur zbulimin e një burimi nëntokësor uji që e kemi kanalizuar dhe nga ana tjetër këtu kemi dhe pikëprerjen me hekurudhën Tiranë – Durrës. Kështu që kjo është një nyje që do vazhdoje të zhvillohet.

E gjithë unaza tashmë që është e kategorisë A urbane, i gjithë mobilimi është urban, ndriçimi, mbikalimet, zonat e gjelbërta e stola. Trafiku i dhjetorit është i shtuara pasi kemi dhe një fluks të madh, fluks që shikojmë në daljen e Elbasanit, janë dhe shumë makina me qera në këto momente dhe ajo do jetë sfida e rradhës, by-passi i Elbasanit për të cilin studimin e kemi gati dhe tashmë kemi nisur fazën e negociatës. ”, - u shpreh zëvendëskryeministrja Balluku.

Unaza e Madhe përveç lehtësimit të trafikut të rënduar të kryeqytetit, do të ketë impakt edhe në ekonomi, duke rritur vlerën e pronës dhe zhvillimin e bizneseve të reja përgjatë gjurmës së saj.

ME TE LEXUARAT