Hantavirusi nuk ka mbërritur në Shqipëri, ISHP: Rreziku mbetet shumë i ulët

Aktualitet

Hantavirusi nuk ka mbërritur në Shqipëri, ISHP: Rreziku mbetet

Instituti i Shëndetit Publik ka reaguar pas shqetësimeve për përhapjen e Hantavirusit, duke bërë të ditur se në Shqipëri nuk është regjistruar asnjë rast i konfirmuar.

Në një deklaratë për mediat, epidemiologu Artan Simaku u shpreh se nuk ka arsye për panik, pasi niveli i rrezikut për vendin tonë dhe për Evropë mbetet shumë i ulët.

Nuk ka asnjë kufizim për udhëtimet apo tregtinë, jo vetëm për qytetarët shqiptarë, por edhe për ata europianë”, deklaroi ai.

Sipas ekspertit, vlerësimi lidhet me faktin se brejtësi që konsiderohet rezervuar i virusit Andes, i identifikuar në anijen turistike, nuk gjendet as në Shqipëri dhe as në Europë.

Ai sqaroi gjithashtu se ky variant i virusit transmetohet vetëm në raste kontaktesh shumë të afërta dhe të zgjatura mes njerëzve, kryesisht brenda familjes, ndërsa format e tjera që mund të qarkullojnë në vend nuk transmetohen nga personi te personi.

Pavarësisht nivelit të ulët të rrezikut, autoritetet shëndetësore bëjnë të ditur se strukturat përkatëse janë në gatishmëri për të identifikuar çdo rast të dyshuar dhe për të monitoruar kontaktet e mundshme.

ME TE LEXUARAT