Prej muajsh nuk është shfaqur në publik, Netanyahu: Khamenei është gjallë

Bota

Prej muajsh nuk është shfaqur në publik, Netanyahu: Khamenei

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se beson që lideri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, është ende gjallë.

Khamenei nuk është shfaqur publikisht që prej momentit kur pasoi të atin, Ali Khamenei, i cili sipas raportimeve u vra gjatë sulmeve ajrore të përbashkëta mes SHBA dhe Izrael në fazat e para të luftës.

Mungesa e daljeve publike ka ngritur pikëpyetje të shumta mbi gjendjen dhe vendndodhjen e liderit të ri iranian.

Sipas raportimeve, Mojtaba Khamenei besohet të ketë mbetur i plagosur rëndë gjatë sulmit ku humbën jetën edhe pesë anëtarë të familjes së tij.

Në një intervistë për emisionin 60 Minutes në CBS, Netanyahu u shpreh:

“Mendoj se Mojtaba Khamenei është gjallë. Është e vështirë të thuhet saktësisht në çfarë gjendje ndodhet.”

Ai shtoi se lideri iranian mund të jetë i strehuar në një bunker ose në një vend të fshehtë, ndërsa po përpiqet të ruajë kontrollin politik.

“Besoj se ai po përpiqet të ushtrojë autoritetin e tij, por nuk ka të njëjtin ndikim që kishte i ati”, deklaroi Netanyahu.

Ndërkohë, agjencia iraniane Fars News raportoi se Khamenei është takuar me një komandant ushtarak dhe ka dhënë udhëzime të reja për vijimin e operacioneve dhe përballjen me kundërshtarët.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion